Qeveria nuk krijon trupën punese për rishikim të kufijve. Nuk ka shpresa që Haradinaj t’ia kthejë hektarët Kosovës.
Tre vjet debatuan për këtë pikë kufitare, plot drama e tensione u krijuan derisa u votua marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi.
Edhe ata që e kundërshtuan, votuan për këtë marrëveshje me zotimin se e njëjta do të rishikohet.
Por sot e asaj dite këto mbeten vetëm fjalë.
Qeveria e Kosovës duhet të caktojë një trup që do bëjë matjen e vijës kufitare me shtetin malazez, por kryeministri nuk po ngutet për të definuar fatin e rreth tetë mijë hektarëve të cilat janë kontestues mes Kosovës e Malit të Zi.
Në anën tjetër ekipi shtetëror për matjen e kufijve është gati. Shpejtim Bulliqi nga ky komision thonë se po presin urdhrin e qeverisë për të filluar punën.
Bulliqi thotë se ekzistojnë prova që Kosova i ka falur tokë Malit të Zi. E këto dokumente do i dorëzohen trupës punese me fillimin e punës së kësaj.
Këtë e konfirmon edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ali Lajqi.
Sipas tij, Kosova ka humbur tokë prej kësaj marrëveshje. Lajqi, thekson se këta hektarë s’mund ti kthejë kryeministri Haradinaj.
Kujtojmë se kundër kësaj marrëveshje ishte edhe kryeministri, Ramush Haradinaj.
Ai theksonte se e përkrahte demarkimit në Qafë të Qakorrit tek Kulla e Zhlepit.