Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad ka kërkuar që të ketë më shumë konsensus të partive politike në Kosovë sa i përket dialogut.
Sipas tij institucionet shtetërore duhet të kenë më shumë mbështetje për dialogun.
“Kosova duhet të ketë më shumë konsensus në dialog me Serbinë. Institucionet shtetërore duhet të kenë më shumë mbështetje për dialogun”, ka thënë ai, shkruan Gazeta Alo.
Por, ka deklaruar se jo të gjitha partitë politike duhet të jenë pjesë e delegacionit shtetëror.
“Duhet të gjithë të përfshihen. Jo të gjitha partitë politike duhet të jenë pjesë e delegacionit shtetëror”, ka deklaruar ambasadori norvegjez.
Sipas tij më shumë konsensus do t’a bëjë Kosovën më të fuqishme.
“Më shumë konsensus do ta bëjë Kosovën më të fuqishme. Duhet të arrihet një zgjidhje dhe një kompromis rreth kësaj’, ka thënë ai.
Të gjitha këto komente ambasadori norvegjez i bëri gjatë prezantimit të raportit “Zëri i Popullit rreth finales së madhe ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, të organizuar nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA)./Gazeta Alo/