Në Komisionin për Punë të Brendshme të Kuvendit të Kosovës është duke u raportuar për rastin e keqpërdorimit t të 16 vjeçares në Drenas.
Kryeshefja e IPK-së, Miradie Kelmendi para deputetëve ka thënë se në këtë rast janë të përfshirë më shumë se tre persona.
Ajo ka thënë se këta persona janë edhe nga institucionet tjera.
“Ka edhe persona të tjerë që janë inkriminuar në këtë rast, pra nga institucione të tjera”, ka thënë ajo.
Kelmendi e dha këtë deklaratë duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit Rexhep Selimi nëse ka të dyshuar tjerë në këtë rast.
Ajo ka thënë se rasti i Drenasit është i ndjeshëm./Gazeta Alo/