Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka pritur sot në takim Kryesinë e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës me të cilët ka diskutuar rreth vendimit të djeshëm për rritjen e pensioneve për këto kategori.
Veseli, ka thënë se ndjehet mirë që përkujdesja e shtetit për të gjitha kategoritë po rritet, shkruan Gazeta Alo.
Përmes, një postimi në profilin e tij në Fcebook, Veseli ka thënë se do të krijojnë edhe lehtësia të tjera për këto kategori në institucionet shëndetësore, duke përfshirë trajtimin për ta dhe barnat.
Postimi i tij i plotë:
Pata kënaqësinë të pres në takim, Kryesinë e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, të cilët shprehën mirënjohjen për angazhimin e institucioneve të Kosovës për rritjen e pensioneve. Ndjehem mirë që përkujdesja e shtetit për të gjitha kategoritë po rritet. Bashkë me pensionistët, diskutuam edhe për mundësitë e tjera të përkrahjes për ta, sidomos në krijimin e lehtësira në institucionet shëndetësore, duke përfshirë trajtimin për ta dhe barnat./Gazeta Alo/