Zëvendëskryetari i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rexhep Selimi, ka thënë se është fat i keq që në rastin e 16-vjeçares nga Drenasi, janë të inkriminuar edhe persona të tjerë.
Kryeshefja ekzekutive e Inspektoratit Policor të Kosovës, Miradije Kelmendi, ka raportuar para anëtarëve të Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, raporton EO.
Pas raportimit, zëvendëskryetari i parë i komisionit, Rexhep Selimi, tha se është për keqardhje rasti i vajzës 16-vjeçares nga Drenasi.
Sipas tij, është fat i keq që në rastin e 16-vjeçares nga Drenasi, janë të inkriminuar edhe persona të tjerë.
“Opinioni vazhdon ta trajtojë këtë temë për fat të keq nuk po mbeten të inkriminuarit e vetëm polici e profesori por paska edhe të implikuar të tjerë edhe avokati i cili po njihet si hero në publik shpresoj që viktima të jetë viktima e vetme. Paska edhe të implikuar të tjerë dhe shpresoj që institucionet e sigurisë të i shkojnë deri në fund këtij rasti. Edhe ju mediet duhet të keni qasjen e duhur që mos t’i mbroni kriminelët”, tha Selimi.
Ai tha se grupi punues për mbikëqyrjen e Inspektoratit të Punës, do t’i sjellë rekomandimet në komision pastaj do të përcillen për seancën e Kuvendit.
“Ekziston një grup punues për mbikëqyrjen e Inspektoratit të Punës, grup i cili javën e ardhshme do ia sjell rekomandimet komisionit e pastaj të sillen për seancë”, shtoi Selimi.