Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari, ka konfirmuar se është arrestuar i dyshuari për vrasjen e 25-vjeçarit, në qendër të Ferizajt.
Jashari ka folur nga vendi i ngjarjes prej ku ka treguar tashmë është arrestuar i dyshuari me inicialet Sh. R, për vrasjën e rëndë.
Kryeprokurori ka thënë se motivet e vrasjes nuk janë akoma të ditura, ndërsa i dyshuari që ka ikur nga vendi i ngjarjes, është kapur më vonë.
Në orën 12:30, në qendër të Ferizajt, më saktësisht në rrugën “Ahmet Krasniqi”, një person u qëllua për vdekje.
Policia dhe Emergjenca arritën në vendin e ngjarjes, por i qëlluari nuk dha shenja jete.
Për Gazetën Express Prokuroria Themelore e Ferizajt ka treguar se i vrari është i moshës rreth 25-vjeçare me inicialet M.A.