Fjalë Kyçe

S’ka bashkim të Mitrovicës, hidhet poshtë kërkesa e mbi 16 mijë qytetarëve

S’ka bashkim të Mitrovicës, hidhet poshtë kërkesa e mbi 16 mijë qytetarëve

Peticioni i nënshkruar nga 16,594 qytetarë të Mitrovicës Jugore për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Kufijtë Administrativë të Komunave nuk ka gjetur mbështetje në Ministrinë e Administratës dhe Pushtetit Lokal.

Kjo ministri, në mendimin e publikuar rreth kësaj çështjeje, ka refuzuar kërkesën e qytetarëve të Komunës së Mitrovicës jugore për bashkim me atë veriore.

MAPL, në vendimin e siguruar nga Koha.net, thotë se duke pasur parasysh kushtet dhe kriteret me Ligjin përkatës për Nisma Legjislative si dhe pas shqyrtimit të Propozimit me Prticionin e bashkëngjitur për të parë nëse i njëjti përmbush kushtet dhe kriteret ligjore të përcaktuara me ligj, “MAPL konsideron se Propozimi me peticionin e bashkëngjitur nuk plotëson të gjitha kushtet dhe kriteret ligjore”.

“Andaj, konsiderojmë se në pajtim me nenin 6 paragrafi 1.2 të LNL-së, Kuvendi i Republikës së Kosovës duhet të refuzojë nismën legjislative meqë nuk i përmban kushtet dhe kriteret e përcaktuara me Ligjin nr. 04/L-025 për Nisma Legjislative”, theksohet në vendimin e MAPL-së.