Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar me anëtarët e organizatës “Zëri Rinor Gjilan”.
Haradinaj tha se është impresive të dëgjojë idetë kreative të të rinjve kosovarë.
“Kënaqësi të bashkëbisedoj me anëtarët e organizatës “Zëri Rinor Gjilan”, të cilët kanë marrë përsipër avokimin te të rinjtë për parandalimin e dukurive negative dhe përfshirjes sa më të madhe të tyre në aktivitete sportive e kulturore”.
Haradinaj i premton kësaj organizate mbështetje në zhvillimit e tyre në karrierë dhe shkollim adekuatë.
“ Krahas shumëfishimit të projekteve për Gjilanin nga Qeveria e vendit në këtë mandat, mbështetjen do ta ketë edhe nisma e organizatës “Zëri Rinor Gjilan” për udhëzimin e të rinjve për karrierë dhe shkollim adekuat”, shkruan Haradinaj në rrjetin social Facebook./Gazeta Alo/