Fjalë Kyçe

Personi i cili u shkel nga treni në gjendje të rëndë, policia jep detaje

Personi i cili u shkel nga treni në gjendje të rëndë, policia jep detaje

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë ka dhënë detaje rreth aksidentit të sotëm ku për pasojë një person është shkelur nga treni dhe ka pësuar lëndime të rënda.

Viktima është i moshës 20 vjeç, shkruan Gazeta Alo.

“Sot rreth orës 14:00, në linjën hekurudhore Pejë – Prishtinë, respektivisht në segmentin që kalon përreth kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë  ka ndodhur një aksident trafiku ku për pasojë një person ka pësuar lëndime të rënda”, thuhet në komunikatën e policisë.

Në këtë aksident dyshohet që treni i cili ka qenë në lëvizje, ka goditur viktimën I. H. 20 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar i cili ka marrë lëndime të rënda trupore.

I njëjti është dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe aktualisht ka nisur një hetim lidhur me rrethanat që kanë sjellë deri te ky aksident.

Lexo edhe:

 

Treni godet një person në Fushë Kosovë

Një person dyshohet se është aksidentuar nga treni.

Rasti ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë saktësisht pranë kazermës së FSK-së.

Siç, shihet në fotografi në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Policia dhe ambulanca./Gazeta Alo/