Kosova do të përfitojë një grant prej 2.2 milionë euro nga Qeveria e Japonisë për “Projektin për Ngritjen e Kapaciteteve për Menaxhimin e Mbeturinave”.
Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli dhe Ministrja e Punëve të Jashtme të Japonisë Toshiko Abe kanë firmosur marrëveshjen e grantit që qeveria japoneze jep për qeverinë e Kosovës.
Fillimisht të dy kanë mbjell 30 fidane të qershive në oborrin e objektit të ish-Rilindjes ku janë të vendosur disa ministri, ndërto edhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Toshiko Abe gjatë paradites është takuar me presidentin Hashim Thaçi dhe kreun e ekzekutivit, Ramush Haradinaj./Gazeta Alo/