Dita e parë e paraburgimit të ish-ministrave Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski nuk ka kaluar mirë në burgun hetues të Shutkës. Me shuplaka është rrahur ish-ministri i Arsimit, Spiro Ristovski, ndërsa i është çarë arkada e vetullës. Pa goditje nuk ka kaluar as ish-ministri Janakieski, madje atij i është thyer dora, merr vesh gazeta KOHA.
Janakieski tashmë është dërguar në Spitalin “8 Shtatori” për shërim. Në rrahjen e dy ish-ministrave, të akuzuar së fundmi si organizatorë të 27 prillit, kanë marrë pjesë disa të burgosur shqiptarë, të revoltuar sapo i kanë parë Janakieskin dhe Ristovskin në oborrin e burgut. I pari që ka goditur dy uish-ministrat është Esat Kafexholli, i dënuari i Kosovës në Grupin e Kumanovës, ndërsa kanë qenë autoritetet e burgut që kanë penguar eskalimin e incidentit.