Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Isuf Gashi, ka thënë se UÇK-ja ka bërë luftë për çlirim, ndërsa krime ka kryer Serbia.
Ai ka folur kështu pas përfundimit të pjesës së dytë të intervistimit të tij nga Gjykata Speciale
“Ju kam thënë që UÇK ka bërë luftë për çlirim, krimet i ka bërë Serbia me Millosheviqin. U kam thënë realitetin, ato që të gjitha është dashur t’u them. Në saje të luftës së UÇK-së jemi këtu ku jemi”, ka thënë shtatëdhjetë e tre vjeçari, i njohur si “Baca”.
Ai ka treguar se pyetjet kanë pasur të bëjnë me atë se ku ka vepruar UÇK-ja, cilat kanë qenë zonat e lira etj.
“Gjykata Speciale është e padrejtë, sepse është vetëm për shqiptarë”, ka thënë ai.