Fjalë Kyçe

Nice: Gjykata Speciale është e njëanshme sepse fokusohet vetëm në shqiptarët e Kosovës

Nice: Gjykata Speciale është e njëanshme sepse fokusohet vetëm në shqiptarët e Kosovës

Ish prokurori i Tribunalit të Hagës, Geoffrey Nice, ka thënë se Gjykata Speciale nuk vlen sepse është e bazuar vetëm në raportin e Dick Martyt i cili është fokusuar vetëm në shqiptarët e Kosovës.

Ai këto komente i bëri në emisionin Zona e Debatit duke shtuar se ka pasur mundësi që individët të cilët kanë kryer krime lufte të gjykohen në Kosovë dhe jo jashtë saj, transmeton Klan Kosova.

“Gjykata e Nurembergut është kritikuar se ka qenë drejtësi e fitimtarit sepse është dënuar vetëm një anë mirëpo aleatët nuk janë dënuar kurrë për hedhjen e bombave atomike në Hiroshima dhe Nagasaki”.

“Gjykata Speciale për Kosovën nuk vlen sepse është e bazuar në raportin e Dick Martyt i cili është i fokusuar vetëm në shqiptarët e Kosovës”.

“Është i fokusuar vetëm në një grup etnik dhe kjo për mua është vërtetë e jashtëzakonshme. Çfarë do të ndodhte sikur të bëhej një Gjykatë e tillë në një shtet perëndimorë”.

“Mos të mendohet se unë nuk kam respekt për Gjykatën Speciale apo për personelin. Ajo çfarë unë po them mund të shqyrtohet nga vetë avokatët tuaj të cilët po bëjnë një punë shumë të mirë”.

“Është marrë një vendim se EULEX-i ka dështuar në shumë fusha. Nuk jam mjaftë i njoftuar me detajet e veprimtarisë së EULEX-it për të dhënë një mendim”.

“Vetë fakti se ka ekzistuar një gjykatë për t’i trajtuar krimet e luftës tregon se nuk ka pasur nevojë të krijohet një gjykatë tjetër e cila funksionon jashtë territorit të Kosovës”.

“Nëse gjykata në Kosovë ka pasur mungesë apo dobësi, atëherë këto dobësi kanë mundur të rregullohen në mënyrë që kryesit e krimeve të dënoheshin në Kosovë”.