Këngëtari i njohur nga Shqipëria, Irkenc Hyka njoftoi fansat se të shtunën do të sjellë këngën e re, shkruan lajmi.net.
Siç bën të ditur Hyka, kjo këngë titullohet “Katile”, e cila do të jetë e finalizuar edhe me videoklip.
“Katile, të shtunën”, shkruan ai.
Irkenci është një nga artistët më të dashur për publikun, i cili deri më tani ka bashkëpunuar me shumë artistë nga Kosova.