Një femre të mitur mbrëmë në Prishtinë i është grabitur telefoni celular.
E mitura ka raportuar në polici se gjersa ishte duke ecur në rrugë një person i dyshuar i maskuar e ka goditur në kokë dhe ia ka grabitur telefonin celular.
I dyshuari ka ikur në drejtim të panjohur, ndërsa viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Nuk raportohet për të arrestuar./Gazeta Alo/