Ministrja e Integrimeve Evropiane Dhurata Hoxha, ka thënë se nuk ka informacione që Bashkimi Evropian e ka ndërlidhur taksën me liberalizimin e vizave.
”Nuk kemi informacione zyrtare se çështja e pezullimit të taksës është e ndërlidhur me liberalizimin e vizave për kosovarët”, ka thënë Hoxha, shkruan Gazeta Alo.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ditë më parë kishte deklaruar se e Bashkimi Europian nuk do marrë vendim për liberalizim të vizave, nëse mbetet në fuqi taksa ndaj Serbisë.
Në një konferencë për media Hoxha ka thënë se në takimet që ka pasur në Poloni me ministrat e Ballkanit Perëndimor është përmendur kërkesa e heqjes së taksës, mirëpo se nuk është komunikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë.
Megjithatë, Hoxha thotë se kjo është një kërkesë e zëshme nga SHBA-të.
”Ne po synojmë liberalizimin sepse kemi kërkesa të vazhdueshme që sa më shpejt vendimi për votimin në këshillin e ministrave të futet në agjendë”, përfundoi ajo./Gazeta Alo/