Largimi i Cristiano Ronaldos nga Real Madrid drejt Juventus ishte ngjarja kryesore e verës së kaluar, në botën e futbollit.
Portugezi u largua pasi besohet se ishte i palumtur me situatën në klub asokohe, apo më saktësisht me presidentin Florentino Perez.Së fundmi raportohet se një nga problemet kryesore ishte edhe braziliani i Paris Saint Germain, Neymar JR.
“Goal” shkruan se kontaktet e afërta mes Neymar dhe Florentino Perez për një transferim të brazilianit në ‘Santiago Bernabeu’ ishin arsyeja e largimit të CR7.
Ronaldo kishte qenë ndër kontribuuesit kryesorë të triumfeve të njëpasnjëshme të Real Madrid në garat evropiane.