Naim Abazi ka zbuluar se ai bashkë me gruan e tij Mihrijen dhe familjen e tij kanë ndërtuar shtëpi për nevojtarët, me paratë e veta.
Këngëtari Naim Abazi gjatë intervistës së dhënë për emisionin “Mirage”, ka folur rreth karrierës muzikore, asaj televizive, jetës private e edhe për hoxhën e humanistin Halil Kastrati, shkruan lajmi.net.
Për herë të parë ka zbuluar se ai, bashkë me gruan Mihrije Brahën dhe familjen e tij i kanë ndërtuar dy shtëpi me paratë e veta.
Naimi ka folur edhe për hoxhën dhe humanistin, Halil Kastrati për të cilin tha se ka shumë respekt.