Fjalë Kyçe

Ja pse Nora e kujton babain e saj

Ja pse Nora e kujton babain e saj

Jemi mësuar gjithmonë me postimet e saj duke e shfaqur vetën, e që vjen gjithmonë tërheqëse për publikun.

Kësaj here Nora është kthyer tek fotografitë e saj të vjetra, e cila postoi një fotografi bashkë me babain e saj të ndjerë.

Natyrisht që kujtimet e fëmijërisë për Norën janë shumë të rëndësishme, të bukura por edhe trishtuese në mungesë të personave më të dashur, shkruan Kosovarja.

Babai i saj, Nezir Istrefi, ka qenë ndër spikerët dhe gazetarët më të mirë që i ka pasur RTK-ja, sidomos i emisioneve dokumentare, të cilat kanë mbetur pasuri e madhe në arkivin e tij institucional medial.

Mungesën e tij nuk mund t’ia zëvendësoj askush, por Nora me këto vepra që la i ndjeri Nezir Istrefi, pa dyshim që vajzën e tij e bëjnë të ndjehet njeri me fat që kishte një prind të tillë.