Të premten është bërë e ditur se pagesa e pensioneve është proceduar me rritje, por kjo nuk ka ndodhur edhe me kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së.
Për këtë ka reaguar përmes një postimi në Facebook ish luftëtari i UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, që është edhe kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e Luftëtarëve të UÇK-së.
Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Qeriqi ka shkruar se janë zhgënjyer nga kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, shkruan Gazeta Alo.
Postimi i tij i plotë:
“Kryeministër, ne si luftëtarë a nuk e merituam të paktën një euro ngritje të pensioneve a. Kemi besuar dhe shpresuar shumë tek ju, mirëpo kësaj here na ke zhgënjyer”./Gazeta Alo/