Fjalë Kyçe

Në këtë shkollë të Prishtinës mësimi po mbahet edhe të shtunave

Në këtë shkollë të Prishtinës mësimi po mbahet edhe të shtunave

Nxënësit e shkollës fillore “Elena Gjika” në Prishtinë janë të vetmit që po mbajnë mësim edhe ditëve të shtuna.

Shkolla “Elena Gjika” e kishte filluar procesin mësimor 2018 /2019 me dy javë vonesë në shtator të vit të kaluar. Kjo ngase në shkollë kishin filluar të bëheshin disa renovime nga një donacion i përfituar nga  Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim “TIKA” dhe Komunës së Prishtinës.

Nxënësit i humbën dy javë mësim, dhe tash po detyrohen që t’i kompensojnë ato ditëve të shtuna, shkruan lajmi.net.

Në mëngjisin e së shtunës (sot) nuk ishte në shkollë askush prej autoritete përgjegjëse, por një arsimtarë tha për lajmi.net, se kanë mbetur të kompensohen edhe rreth 8 ditë, pra edhe 8 vikende.

Ndërkohë, nëse Ministria e Arsimit merr vendim që orët e humbura në janar, të plotësohen të shtunave, kjo shkollë do të punojë pa pushim deri në mbylljen e procesit mësimorë.

Në kohën kur SBASHK-u kishte organizuar një grevë të përgjithshme arsimore në Kosovë, kjo shkollë nuk deshi ta përfillë këtë vendim. Arsyet duket të jenë orët e humbura në vitin e kaluar. Por, më pas grevës iu bashkua edhe “Elena Gjika”.