Tre persona kanë humbur jetën në një aksident që ka ndodhur në rrugën Prizren-Zhur.
Në këtë aksident janë përfshirë një kamionet dhe një veturë.
Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
Pak kohë më parë Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bëri apel tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes të shtuar në rrugë për shkak të ndryshimit të kushteve klimatike.