Fjalë Kyçe

Gjykata hedh poshtë padinë e Ramush Haradinajt ndaj Gazmend Muhaxherit

Gjykata hedh poshtë padinë e Ramush Haradinajt ndaj Gazmend Muhaxherit

Gjykata Themelore në Pejë e ka hedhur poshtë padinë që kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e kishte ngritur ndaj kryetarit të komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Lajmin për kallxo.com e konfirmoi zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Pejë, Tringa Zhuti.

Ndërsa Arianit Koci, avokat i Haradinajt, tha për kallxo.com se nuk ka pranuar ndonjë vendim të gjykatës por paralajmëroi ankesë nëse padia që ai e përfaqësonte në gjykatë është refuzuar.

“Me këtë vendim po stimulohet shpifja e fyerja”, tha Koci.

Muhaxheri ishte paditur për shpifje nga ana e kryeministrit të Kosovës për shkak të disa komenteve të tij të bëra në gazetën austriake “Der Standard” të cilat kryeministri i vlerësonte si “fyese dhe shpifëse”.

Në një seancë të qershorit të këtij viti, Haradinaj kishte kërkuar 250 mijë euro dëmshpërblim nga Muhaxheri për këto deklarata.