Lëndime të rënda trupore gjatë prerjes së drunjve me sharrë ka pësuar një person i gjinisë mashkullore sot në Podujevë. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
“Një person gjatë prerjes së drunjve me sharrë ka marrë lëndime të rënda trupore. Është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po trajtohet në QKUK. Rasti ka ndodhur sot në Podujevë”, tha një burim i Gazetës Express, brenda organeve të hetuesisë.
Policia po merret me rastin.
Po ashtu gjatë ditës së sotme një 22 vjeçar ka humbur jetën gjatë pastrimit të rezervuarëve të naftës në një pompë derivatesh në drejtim të Lipjanit.
I riu me prejardhje nga Mushtishti i Suharekës ka humbur jetën sot tragjikisht në vendin e tij të punës.