Në Livadicë të Podujevës sot rreth orës 13:00 është raportuar për një mjet shpërthyes.
Këtë për klankosova.tv e konfirmoi, Antigona Çitaku, zëdhënëse e Policisë në Podujevë, e cila pohoi se deminimin është bërë nga KFOR-i.
“Në fshatin Livadicë, në ora 12:55 është raportuar për një mjet shpërthyes. Në vendin e ngjarjes ka dal KFOR-i, i cili ka bërë deminin”, tha Çitaku.
Gjithashtu edhe në fshatin Majac është raportuar për një mjet të dyshimtë sot rreth orës 13:00.
Çitaku tha se pasi FSK-ja ka dal në vend të ngjarjes mjeti në fjalë doli se nuk kishte qenë mjet i dyshuar.
“Mjetin e kanë tërheq FSK-ja ,e që sipas tyre nuk kishte qenë mjet i dyshuar. Nga këto dy raste nuk ka të lënduar”, tha më tej Çitaku.