Edhe sonte cilësia e ajrit në Prishtinë është konstatuar të jetë ‘e pashëndetshme’ nga matësi i cilësisë që është vendosur nga Ambasada e Amerikës në Prishtinë.
Matja e cilësisë së ajrit, sipas matësit të Ambasadës të përditësuar në orën 21:00 ka arritur në shkallën 119.
Prishtina vazhdon të jetë ndër shtetet me ajrin më të ndotur në botë.