Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka emëruar sot drejtoreshën e re të Arsimit.
Shpresa Shala është emëruar në këtë post që më parë udhëhiqej nga Jonuz Salihaj.
Këtë e ka bërë të ditur vet kryetari, Ahmeti përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, shkruan Gazeta Alo.
Ahmeti, ka shkruar se Shpresa Shala deri më tani ka qenë drejtoreshë e shkollës “Xhemail Mustafa”, duke shtuar se në punën e saj ka arritur suksese të jashtëzakonshme.
Postimi i tij i plotë:
Sot kam emëruar Znj. Shpresa Shala si drejtore të arsimit në Komunën e Prishtinës. Znj. Shala deri më sot ka qenë drejtoreshë e Shkollës “Xhemail Mustafa” në Prishtinë. Në punën e saj ka arritur suksese të jashtëzakonshme, si në zbatimin e kurrikulës ashtu edhe në vendosjen e rregullit në shkollë, si dhe bashkëpunimin me Këshillin e Prindërve. Edhe më me rëndësi, shkolla ka treguar rezultate në suksesin e nxënësve. I urojmë suksese në punën e mëtutjeshme në menaxhimin e arsimit në komunën tonë./Gazeta Alo/