Policia e Kosovës ka arrestuar 8 persona të nacionalitetit serbë, mbrëmjen e së dielës në një zonë të Brezovicës.
Të njëjtit dyshoheshin se mund t’i përkisnin ndonjë strukture ilegale, lajmi.net.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
“Mund të konfirmojmë se me 24.02.2019 në zonën e Brezovicës, Policia e Kosovës ka ndaluar tetë persona të nacionalitetit serb, të cilët sipas procedurave policore janë shoqëruar për intervistim. Pas përfundimit të intervistimit dhe procedurave të verifikimit, në konsultim me prokurorin kompetent të dyshuarit të cilët dyshoheshin se mund ti përkasin ndonjë strukture ilegale janë liruar”, ka deklaruar Kelani.