Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Thorbjorn Jalgand tha sot se një marrëveshje finale mes Serbisë e Kosovës mund t’i jap mundësi kësaj të fundit për t’u bërë anëtare e re e kësaj organizate të rëndësishme të Evropës.
“Nëse ka marrëveshje, atëherë ka një situatë/momentum të ri”, tha ai në një përgjigje për Klan Kosova, të martën në Helsinki.
Jagland tha se beson që këtë momentum, pastaj, do ta marrin parasysh edhe vendet anëtarë të KE-së që nuk e kanë pranuar Kosovën.
Ajo që mbetet, pas një zhvillimi të ri potencial, sipas Jagland, është respektimi i procedurave normale për pranim në Këshillin e Evropës të një anëtari të ri, shkruan klankosova.
Jagland i bëri këto komente në një paraqitje për media, pas një takimi me ministrin e jashtëm finlandez, Timo Soini, kur të dy përfunduan fjalimet hyrëse në konferencën e nivelit të lartë për ndkimin e inteligjencës artificiale në të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimit ne ligjit.
Kjo konferencë po mbahet në Helsinki, ndërsa Klan Kosova po e mbulon atë më ftesë të ministrisë së Jashtme finlandeze/ambasadës finlandeze në Prishtinë.