Sa herë që mamaja e vogël e Thomas Hazelton e pyeste atë çfarë donte për ditëlindjen e tij ose për Krishtlindje, ai kërkonte vetëm një gjë – këmbë të reja.
Tetëvjeçari u diagnostikua me paralizë cerebrale në moshën dyvjeçare, një gjendje kjo që i lë këmbët e tij të ngurta saqë duhej të përdorte një karrige me rrota dhe ishte në dhimbje të vazhdueshme, kështu që kjo bënte të bërtiste në agoni çdo natë.
Por djali i guximshëm vendosi të shkojë në televizionin kombëtar kur ai ishte vetëm gjashtë vjeç, duke bërë një premtim për shfaqjen e suksesshme të Davina McCall i quajtur ‘Sot një vit në këtë kohë’, duke premtuar se do t’ia dilte të ecte brenda 12 muajve.
Tani, pas një operacioni që i ndryshoi jetën, ai jo vetëm që mund të ecën pa ndihmën e askujt për herë të parë në jetën e tij, por edhe mund të kërcejë me ndihmën e shkopinjve të tij në këmbë.
Në skenat emocionale në ITV, Thomas bën disa hapa, duke i thënë Davinas: “Unë kam qenë në atë karrige për një kohë të gjatë!”
Thomas kishte jetuar me dhimbje tronditëse gjithë jetën e tij si pasojë e paralizës cerebrale diplegia spastike, e cila shtrëngon muskujt e tij. D.m.th, ai nuk mund të ulet pa ndihmën e dikujt për shumë kohë ose të ecë pa ndihmën e dikujt.
Nëna e tij, Kim Black, 29-vjeçare, vuri re se diçka nuk ishte në rregull kur e kuptoi se vëllai i tij Aaron mund të ulej në karrigen e lartë pavarësisht se ishte një vit më i ri, por Thomas do të binte anash sa here prvonte.
Mjekët i thanë pastaj Kimit se djali kishte zhvillim të vonuar për shkak se ai kishte lindur para kohës, gjegjësisht në javën e 28-të dhe peshonte pak më shumë se një kilogram, kështu që diagnoza erdhi si një tronditje për familjen.
Familja filloi mbledhjen e fondeve për të paguar për operacionin që do t’i ndryshonte jetën. Një mjek paralajmëroi se Thomas do të ishte përgjithmonë i lidhur me karrige me rrota nëse nuk kryhej operacioni së shpejti, shkruan Gazeta Alo.
Së fundi, operacioni u krye në Qendrën Mjekësore Mbretërore në Nottingham, në shtator 2017, pak para ditëlindjes së tij të shtatë, pasi ata mblodhën 14,000 funte që mbulonin operacionin i cili kushtonre 10,000 funte.
Pas tri ditësh në spital, Thomas erdhi në shtëpi dhe vetëm disa javë më vonë arriti të qëndronte në këmbë pa ndihmën e askujt për pesë minuta me radhë.
Menjëherë pastaj ai mori hapat e tij të parë të pavarur.
Kim thotë: “Kur ai mori hapat e tij të parë kjo ishte e mahnitshme, unë u mbyta në lotë gëzimi. Ai ishte duke praktikuar dhe ishte kaq i lumtur.
Thomas mund të ketë nevojë për operacione të mëtejshme në këmbët e tij në të ardhmen dhe të ketë një fizik më intensiv, por ai ishte i vendosur të ecte kur doli studion televizive./Gazeta Alo/