Fjalë Kyçe

Ministrja franceze ka një lajm të keq për Serbinë

Ministrja franceze ka një lajm të keq për Serbinë

Ministrja e Jashtme e Francës, Natali Loazo ka njoftuar se gjendja aktuale e Bashkimit Evropian nuk e mundëson zgjerimin e anëtarësisë.

“Çfarë do të bëjmë tani?” është pyetja e shtruar nga portali serb “Blic”, transmeton lajmi.net.

Pesë ditë pasi presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker kishte përsëritur qëndrimin se shtetet nga Ballkani Perëndimor duhet të kenë aspirata të vërteta për anëtarësim në BE, ministrja franceze ka dhënë deklaratë më pak optimiste.

Ajo ka thënë se Serbia ka perspektivë evropiane por gjendja aktuale e BE-së “nuk mundëson anëtarësime të reja”.

Loazo ka theksuar se është e nevojshme të bëhet reformimi i BE-së në mënyrë që të bëhet një funksionalizim i saj.

Ajo zhvilloi një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq i cili e falënderoi për sinqeritetin. “Jemi falënderues për sinqeritetin. Më mirë të na tregohet e vërteta se sa të na mashtrojnë”, u shpreh Vuçiq.