Fjalë Kyçe

Sulmohet një gazetar nga truprojat e Veselit

Sulmohet një gazetar nga truprojat e Veselit

Është sulmuar fizikisht një gazetar i T7-shit, Mirlind Behluli, nga truprojat e kreut të PDK-së, Kadri Veseli, përderisa po e kryente detyrën e tij të gazetarit.

Behluli derisa po raportonte nga njëri nga lokalet e Prishtinës, aty ku po qëndronte Veseli, është sulmuar nga sigurimi duke u larguar me forcë nga lokali. E gjithë ngjarja ishte live.

“Na larguan me forcë dhe më goditën pas kokës”, ka deklaruar Behluli.