Në konferencën për media, Kryeministri Ramush Haradinaj ka folur për gjendjen shëndetësore të liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili sot është shtrirë në Qendre Klinike Universitare të Kosovës (QKUK)
Haradinaj ka treguar se sot në mëngjes e ka telefonuar Kurtin dhe e ka pyetur nëse ai ka nevojë që Qeveria të bëjë diçka për të.
“Mora vesh se Albini ishte me shqetësim shëndetësor, jam ofru edhe si qeveri – jam dëgjuar edhe me Liburnin. Shpresoj se nuk e ka ndonjë kijamet. I urojmë shërim të shpejtë”, ka thënë Haradinaj.
Ndryshe, zyrtarë të Vetëvendosjes sot kanë treguar se kreu i kësaj partie është shtrirë në spital pasi është prekur nga gripi.