Nëse Kosova hyn në OKB, atëherë edhe Republika Sërpska do të thirret në këtë të drejtë.
Kështu ka thënë kryetari i presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Milorad Dodik.
Ai beson se as kroatët në Bosnje sigurisht nuk do ta humbasin atë mundësi për t’u larguar nga Bosnja.
“Unë mendoj se nëse konstelacioni bën një gjë të tillë, as kroatët nuk do të humbasin mundësinë për t’u ndarë nga Bosnja, atëherë pyetja do të shtrohej se kush do të qëndrojë atje”, tha Dodik për RTS, transmeton Klan Kosova.
Ai përkujtoi se Republika Sërpska, menjëherë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ka sqaruar vendimin e Asamblesë Kombëtare që nëse Kosova hyn në OKB, Republika Sërpska ka të drejtë të ndahet nga Bosnja.
“Është shkruar në rezolutën tonë 10 vjet më parë,” tha Dodik, duke shtuar se një skenar i tillë – ndarja nga Bosnja me vullnet politik të popullit, është e imagjinueshme pa luftë.