Fjalë Kyçe

Ministria e Mbrojtjes ka një njoftim për kandidatët që kanë konkurruar për rekrutë të FSK-së

Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës i njofton të gjithë kandidatët që kanë konkurruar për rekrutë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në konkursin e shpallur më: 11.02.2019, e të cilët i përmbushin kriteret e përgjithshme të konkurrimit, se procesi i testimit do të fillojë nga data 04 mars 2019.

Testimi i kandidatëve do të bëhet sipas orarit të testimit, i cili do të publikohet në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes.

Përkatësisht në adresën: www.mksf-ks.org, nga data 01 mars 2019./Gazeta Alo/