Kresha mohon lajmet për fejesë.
Sot në disa media u raportua se reperi i njohur nga Kosova, MC Kresha është fejuar. Por një gjë e tillë është mohuar nga vet reperi.
Ai ekskluzivisht për portalin rtv21.tv ka thënë se një gjë e tillë nuk është e vërtetë. “Jo s’jom feju! Rren osht!”, ka thënë ai.
Reperi është pyetur se a është në lidhje, por për një gjë të tillë ka hezituar të përgjigjet.
Projekti i fundit muzikor i Kreshës është kënga “Rick Ross”, në bashkëpunim me Lyrical Son dhe Llunin.