Fjalë Kyçe

“Taksa ndaj shtetit Serb asnjë lidhje nuk e ka me raportin tonë karshi ShBA-së”

“Taksa ndaj shtetit Serb asnjë lidhje nuk e ka me raportin tonë karshi ShBA-së”

Shefi i kabinetit të kryeminsitrit Haradinaj, Avni Arifi ka thënë se populli i Kosovës gjithmonë do të jetë i rreshtuar në rreshtin e popujve të lirë të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Arifi ka qenë pjesëmarrës në takimin që është zhvilluar sot me përfaqësuesit e lartë të Këshillit Kombëtar të Sigurisë së ShBA-së, John Erath dhe Brad Berkley, së bashku me presidentin Hashim Thaçi dhe kryeminsitrin Haradinaj.

“Ky rreshtim kurrë as nuk ka qenë e as nuk do të jetë për shkak të ndonjë lideri lokal e as subjekt i definimit të miqësisë nga lider lokal”, ka shkruar Arfi në Facebook.
Ai ka shtuar se besimi i popullit të Kosovës buron nga besimi në demokracinë dhe lirinë e ShBA-së dhe vlerat për të cilat ky shtet qëndron dhe lufton me shekuj.
“Tarifa ndaj shtetit Serb asnjë lidhje nuk e ka me raportin tonë karshi ShBA-së”, ka përfunduar ai.