Familja Hajradini nga Mitrovica që pas përfundimit të luftës së fundit në Kosovë jetojnë në kushte të mjerueshme.
Kjo familje është në varfëri të skajshme që nga ajo kohë, për shkak që kryefamiljari Qazim Hajradini, nuk mund të punojë si pasojë e plagëve të marra nga plagosja pasi që ishte ish-luftëtarë i UÇK-së, shkruan Gazeta Alo.
Por, sikur nuk i mjaftoi vetëm kjo, bashkëshortja e tij, Zepa Bardhyli është viktimë e keqtrajtimit nga forcat serbe.
Qazimi dhe Zepa janë prindër të dy fëmijëve, ndërsa kushtet e rënda për mbijetesë kanë bërë që bashkëshortja e tij Zepa të kërkojë ndihmë nga të gjithë.
Kjo familje, ka bërë publik edhe numrin e telefonit përmes së cilit mund t’i kontaktoni dhe t’i ndihmoni, Nr.:043 502 274. Po, ashtu janë hapur edhe xhirollogari bankare përmes së cilave mund t’i ndihmoni kësaj familje./Gazeta Alo/