Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme i Rajonit të Prishtinës, i përkrahur edhe nga Njësiti Special Operativ , konform urdhëresës së lëshuar nga Gjykata themelore, ka ndërmarrë një operacion bastisjeje në fshatin Gollubovc të Malishevës, ku është bërë bastisja e tri lokacioneve të ndryshme si dhe arrestimi i një personi të dyshuar për vjedhje të rëndë.
Ky operacion bastisjeje ka ardhur si rezultat i një pune operative dhe hetimore që hetuesit policor kanë bërë lidhur me identifikimin dhe kapjen e personave të inkriminuar në një rast të vjedhjes së rëndë që ka ndodhur në nëntor të vitit 2018 në fshatin Dobroshevc të Drenasit.
Operacioni i bastisjes ka rezultuar me gjetjen dhe sekuestrimin e:
Një arme automatike AK 47,
dy karikatorë,
23 fishekë si dhe dëshmi të tjera që mund të ndërlidhen me një rast (vjedhje e rëndë)
Personit të dyshuar:
F. M, mashkull, 37 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i është shqiptuar masa e ndalimit dhe i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes, ndaj tij po ashtu është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës./Gazeta Alo