Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se Medvegja dhe Banja e Siarinës, që do të vizitojë gjatë ditës, “mbeten Serbi” dhe se shteti do të investojë më shumë para në këtë pjesë të vendit.
Gjatë vizitës së tij, në Bojnik që ndodhet në Leskovc gjithashtu iu bëjë thirrje qytetarëve të mos shqetësohen për siç tha ai “kërcënimin e Prishtinës”.
Ai tha se në Medvegjë sot do ta mposht frikën e njerëzve nga “kërcënimet nga Prishtina” dhe t’u tregojë atyre se Serbia po investon në atë pjesë të vendit, transmeton Klan Kosova.
“Unë po shkoj vetëm për shkak të tregimeve të zbrazëta që Medvegja do t’i përkasë një vendi tjetër, t’i tregojë njerëzve, të flenë në paqe, shteti investon, ky është vendi juaj dhe vendi ynë. Ka qenë dhe do të jetë “, tha kreu i shtetit serb për Tv Prva.