Mbrëmë është zhvilluar super klasikja e kupës së mbretit, ndërmjet Real Madridit dhe Barcelonës, shkruan GazetaAlo.
Barcelona ka shënuar fitore me rezultatin 0:3, përballje kjo e zhvilluar në Madrid.
Por nuk është kjo e tëra pasi ditën e shtunë do të kemi sërish një tjetër El Clasico.
Real Madrid dhe Barcelona do të përballen në Santiago Bernabeu në takimin e vlefshëm për javën e 26-të të la ligës spanjolle.
Kjo sfidë nis nga ora 20:45. /GazetaAlo.