Në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, gjatë muajit shkurt, janë ngritur 147 aktakuza kundër 172 personave, për vepra të ndryshme penale nga Kodi i Republikës së Kosovës.
Në Departamentin e Krimeve të Rënda, gjatë kësaj periudhe janë ngritur shtatë aktakuza kundër 8 personave, gjithashtu i njëjti Departament ka bërë dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit. Sipas komunikatës së prokurorisë, Departamenti i Përgjithshëm i kësaj prokurorie ka ngritur njëqindedyzet aktakuza kundër 164 të pandehurve, po ashtu ka bërë katër kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, vazhdon të mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit, ngritjes së efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies.