Policia e Kosovës ka dhënë disa detaje lidhur me vrasjes e Abid Jasharit gjatë ditës së djeshme në Prishtinë.
Sipas një komunikatë për media nga Policia e Kosovës, Abid Jashari kishte sulmuar fizikisht personin e dyshuar për vrasjen e tij, B.Sh, disa orë para se të ndodhej vrasja, shkruan Gazeta Insajderi.
Sipas komunikatës së policisë thuhet se Abid Jashari fillimisht kishte raportuar në polici se ka marr një mesazh kërcënues nga i dyshuari B.Sh 26-vjeçar.
“Në ora 02:45 personi A.J. është paraqitur në stacionin policor Qendra në Prishtinë, për të paraqitur një rast tjetër , ku ka deklaruar se i njëjti (vet ai) e ka sulmuar/rrahur djalin e mikut të tij (B.Sh. 26 vjeçar), për një fyerje (sms ofendues) dhe mosmarrëveshje në mes veti.Vlen të potencohet se gjatë kësaj kohe personi A.J. ka qenë i shoqëruar me mikun e tij (vëllain tjetër të B.Sh.)”, thuhet në njoftimin e policisë.
Abid Jashari është vrarë në paraditen e ditës së djeshme në rrugën “Haxhi Zeka”, nga vëllai i gruas së tij.