Fjalë Kyçe

Vëllai i të vrarit dje në Prishtinë fajëson Policinë e Kosovës

Vëllai i të vrarit dje në Prishtinë fajëson Policinë e Kosovës

Behar Jashari, vëllau i 34 vjeçarit që u vra dje në Prishtinë ka folur për ngjarjen. Jashari ka fajësuar Policinë e Kosovës për neglizhencë ndaj këtij rasti.

Ai ka thënë se vëllai i tij e ka lajmëruar rastin në polici mirëpo këta të fundit nuk kanë marrë masa pasi sipas tij nuk iu është dukur rast serioz.

“ U shku në polici edhe është vetëdeklaru që është shty ose janë rrahë,  nuk po e dimë qysh ka qenë situata, edhe si duket s’kanë marrë masa, nuk iu ka dukur diqka serioze dhe e kanë neglizhu shumë rastin që nuk është dashur me e neglizhu sepse qe pasojat, vëllau im është vrarë”, ka thënë Jashari.

Tutje ai ka kërkuar nga institucionet që të mos i neglizhojnë rastet e kërcënimeve që lajmërohen në Polici.

Në gjithë këtë ngjarje që ndodhi në mes të ditës të mërkurën në Prishtinë dhe kontrolleve të shumta policore, Besnik Shkodra 25 vjeçar, në orën 07:00 të mëngjesit u vetëdorëzua në polici.

https://www.youtube.com/watch?v=8vhV5fWUf0A