Fjalë Kyçe

“Gjendje e rëndë në arsim, kështu nuk ishte as në vitet e 90-ta”

“Gjendje e rëndë në arsim, kështu nuk ishte as në vitet e 90-ta”

Gjendja në sistemin arsimor në Kosovë është më e rëndë sesa ka qenë në vitet ’90, ka thënë të enjten eksperti i çështjeve të arsimit, Halim Hyseni, në tryezën “Mësimdhënia, tekstet-mjetet dhe infrastruktura shkollore”, të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje, shkruan sot Koha Ditore.

Hyseni ka thënë se kjo gjendje e rëndë në arsim e rrezikon seriozisht të ardhmen e shtetit të Kosovës. I ka quajtur të dështuara të gjitha ndryshimet që janë ndërmarrë deri tash në këtë fushë. Për këtë ka kërkuar që të bëhen reforma të thella në arsim.

“Gjendjen në arsim e kemi më keq sesa në vitet ‘90, është shumë e rëndë sa e rrezikon të ardhmen e vendit dhe nga kjo situatë nuk mund të dalim me improvizime si është bërë deri tash, por me një qasje sistemore”, ka deklaruar Hyseni.