Vesa Luma është kthyer në kohë për ta publikuar një video nga performanca e saj për 17 shkurtin e vitit 2008.
Këngëtarja Vesa Luma e ka publikuar një video në Instagram, në të cilën shihet duke kënduar në ditën kur u shpall Pavarësia e Kosovës, shkruan lajmi.net.
Ajo me ndjekësit ka ndarë gëzimin që e ka pasur atë ditë pavarësisht temperaturave tejet të ftohta, minus.
“Ishte – 17 grade celsius por nga lumturia e madhe sic po duket nuk e paskam ndjere 🙈Ndjenje qe nuk pershkruhet, Dita e Pavaresise se Kosoves 17 Shkurt 2008, e lumtur që isha pjesë e historisë”, ka shkruar Vesa.