Ish ministri serb Nenad Rikallo i cili rreth një muaj më parë ishte shkarkuar nga kryeministri Ramush Haradinaj është punësuar në Qeverinë e Serbisë.
Nenas Rikallo, është emëruar sekretar i shtetit në Ministrinë e Bujqësisë atje, shkruan B92, transmeton Gazeta Alo.
Ky vendim është marrë nga Qeveria e Serbisë më 27 shkurt të këtij viti.
Nenad Rikallo, është shkarkuar më 2 shkurt me kërkesë të Partisë Socialdemokrate si kusht për votimin e buxhetit të vitit 2019./Gazeta Alo/