Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa është takuar sot me Kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme të BE-së, David McAllister që vjen nga CDU-ja e Gjermanisë dhe Partitë Popullore Evropiane (EPP), që është organizata politike më e madhe në Evropë, anëtare e të cilës është edhe LDK.
Gjatë takimit, sipas njoftimit të shkurtër për media të LDK-së, u diskutua për situatën politike në vend.
McAllister, thotë LDK, ka vlerësuar lartë rolin e LDK-së në të gjitha proceset e shtetformimit të Kosovës.
“McAllister ka shprehur gatishmërinë e tij dhe të EPP-së për t’i qëndruar krah Kosovës dhe LDK-së, si parti anëtare e EPP-së”, theksohet në njoftimin për media të LDK-së.