Një person i dyshuar është arrestuar në Skenderaj pasi që i njëjti nga muaji shkurt-prill i vitit të kaluar u ka siguruar dokumente të falsifikuara disa personave për të perfituar pensionin e veteranit të luftës.
Policia ka njoftuar se personi i dyshuar është arrestuar gjatë ditës së djeshme.
Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Gazeta Alo/