Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një postim në Facebook ka thënë se ka pranuar një letër dje nga ish-zëvendëspresidenti i SHBA-së, Joe Biden.
Thaçi thotë se Biden përkrah një zgjidhje të dakorduar në mënyrë reciproke me Serbinë që çon në njohjen e Pavarësisë së Kosovës.
“Dje kam pranuar një letër nga ish-zëvendëspresidenti i SHBA-së, Joe Biden, i cili vazhdon të jetë shumë i përkushtuar për Kosovën. Edhe kjo letër e ish-zëvendëspresidentit Biden vjen si përkrahje për një zgjidhje të dakorduar në mënyrë reciproke me Serbinë, e cila çon në njohjen e pavarësisë së Kosovës. Jemi të bekuar me miqtë e shumtë amerikanë dhe kjo miqësi është e shenjtë për vendin dhe popullin tonë”, ka shkruar Thaçi